Lajme
Biden siguroi që përkrahja e SHBA-së do të jetë e vazhdueshme
Biden theksoi se SHBA është e palëkundur në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës
Kryeministri Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga nënpresidenti amerikan, Joseph Biden. Ky i fundit ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme dhe të gjithanshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës. Biden e ka vlerësuar lartë lidershipin e kryeministrit Thaçi në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës.
“Në takimin shumë miqësor, Biden dhe Thaçi kanë biseduar lidhur me zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, nënpresidenti amerikan e ka vlerësuar lartë lidershipin e kryeministrit Thaçi në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës, që lidhen me proceset e shtetndërtimit dhe integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike”, njofton Qeveria.
Sipas njoftimit nënpresidenti amerikan i dha mbështetje të plotë kryeministrit Thaçi që të vazhdojë të mbajë udhëheqjen e Kosovës në kursin e duhur, ashtu siç ka bëre deri tani, dhe e siguroi që përkrahja e SHBA-ve do të jetë e vazhdueshme dhe e gjithanshme. Ai gjithashtu theksoi përsëri se SHBA-të janë të palëkundura në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Edhe Thaçi shprehu mirënjohjen e lartë për nënpresidentin Biden, për rolin vendimtar që SHBA-të kanë pasur në relacion me të gjitha proceset historike, që ndërlidhen me Kosovën, duke përfshirë edhe marrëveshjet e fundit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai kërkoi nga Biden që SHBA-të të vazhdojnë të luajnë këtë rol vendimtar dhe të mbesin promotorë të proceseve integruese për Kosovën në strukturat euro-atlantike.
Kryeministri Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, të premten do të takojë Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill, do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit. Ai pritet të ketë takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në Nju Jork, me ambasadorë të Kombeve të Bashkuara, si dhe kongresistë nga shteti i Nju Jorkut, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











