Lajme
Biden vjen për demarkacionin, apo…?
Ndonëse në media është përfolur që njëri prej zyrtarëve më të lartë të shtetit amerikan do të vijë në Kosovë për të bërë presion për demarkacioni, kështu nuk mendon edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet që të vijë në Kosovë me 16 Gusht, me ç`rast do të zhvillojë takime me kryeministrin Isa Mustafa dhe me Presidentin Hashim Thaçi. Mirëpo, në agjendën e numrit dy të SHBA-së nuk është potencuar takimi edhe me liderët e subjekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma).
Ndonëse në media është përfolur që njëri prej zyrtarëve më të lartë të shtetit amerikan do të vijë në Kosovë për të bërë presion për demarkacioni, kështu nuk mendon edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Haradinaj ka thënë se Biden nuk do të flasë me liderët shtetërorë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Vizita e këtij niveli kaq të lartë në Kosovë është një porosi e qartë e Amerikës për përkrahjen e rrugës dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ai nuk do të ndalet në agjenda të brendshme (demarkacioni v.j.), mirëpo e shpreh përkrahjen për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.
Megjithatë, Haradinaj thotë se vizita e tij është nder, pasi, sipas tij, ka dy dekada e më shumë që Biden është i kyçur dhe përkrahës i drejtës të vendit tonë.
Kreu i AAK-së ka folur edhe për atë se Biden nuk do të takohet me liderët e opozitës. Mirëpo, ai kujton një takim që kishte me zv.presidentin amerikan para disa vitesh.
Ndryshe, zyrtari i lart amerikan do ta vizitojë edhe kampin ushtarak amerikan në afërsi të Ferizajt, “Bondsteel”.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












