Shkurt.ch
Bie numri i të vdekurve nga kanceri
Te meshkujt është konstatuar një rënie e vdekshmërisë nga sëmundjet e kancerit për 7.2 për qind ndërsa te femrat, 4.3 për qind
Në Zvicër viteve të fundit është shënuar një trend uljeje i shkallës së vdekshmërisë nga sëmundja e kancerit. Kjo tendencë është e pranishme përkundër faktit se po regjistrohen gjithnjë më shumë raste të reja të të sëmurëve me kancer.
Zyra Federale për Statistikë ka bërë një krahasim të rasteve të vdekjeve nga kanceri në mes të viteve 2002 e 2007 me ato të viteve 2007-2011. Te meshkujt është konstatuar një rënie e vdekshmërisë për 7.2 për qind ndërsa te femrat, 4.3 për qind.
Ndryshe, kanceri, me 16.500 raste të shkaktuara të vdekjes mbetet edhe më tej shkaktari numër dy i vdekjeve në Zvicër. Numër një si shkaktare të vdekjes janë sëmundjet kardiovaskulare.
Në vitin 2011 kanceri përbënte te meshkujt 31 për ind të të gjitha rasteve të vdekjeve ndërsa te femrat, 23 për qind. Te rastet e reja të paraqitjes së kancerit bie në sy shtimi i rasteve të kancerit të lëkurës.
Numri i meshkujve të sëmurë rishtas nga kanceri në vitin 2011 është vlerësuar 20.600 ndërsa i femrave, 17.700.
Rreziku për tu sëmurë nga kanceri para moshës 70 vjeçare në periudhën 2007-2011 ka qenë 25% te meshkujt dhe 20 % te femrat. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë në krahasim me periudhën 2002-2006, ka rënë në 180 raste (14 më pak) në 100 mijë banorë te meshkujt dhe në 113 raste (ose 5 më pak) te femrat.
I vetmi lloj i kancerit te i cili nuk ka është shënuar rënie ka qenë kanceri i mushkërive te femrat. Ndërsa te meshkujt k lloj kanceri mbetet shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












