Shkurt.ch
Bien çmimet e hoteleve zvicerane
Hotelet në Zvicër kanë ulur çmimet. Arsyeja mund të jetë forcimi i frangut zviceran. Indeksi i çmimeve të hoteleve tregon se, veçanërisht në destinacionet më të lira hotelirere do të jenë edhe më të lira. Nga të gjitha 18 qytetet ku është bërë hulumtimi, çmimet e hoteleve zvicerane shënuar më së shumti rënie në Lausanne. […]
Hotelet në Zvicër kanë ulur çmimet. Arsyeja mund të jetë forcimi i frangut zviceran. Indeksi i çmimeve të hoteleve tregon se, veçanërisht në destinacionet më të lira hotelirere do të jenë edhe më të lira.
Nga të gjitha 18 qytetet ku është bërë hulumtimi, çmimet e hoteleve zvicerane shënuar më së shumti rënie në Lausanne. 195 franga kanë paguar turistët atje mesatarisht për një qëndrim gjatë natës. Në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar turistët kanë paguar 170 franga.
Në vendin e dytë vjen Winterthuri. Këtu çmimet mesatare shënuan rënie prej 159 frangash në 139.
Në Biel çmimet shënuan rënie nga 146 deri 132 franga.
Por, edhe destinacionet më të shtrenjta kanë qenë pak më të lira sipas Indeksi të çmimeve hoteliere. Sipas Hotels.com, në St Moritz, çmimi mesatar ka rënë nga 291 deri në 266 franga.
Në Zermatt, destinacioni i tretë më i shtrenjtë i hoteleve në Zvicër, çmimet e hoteleve ishin të pandryshuara.
Mesatarisht, në të gjitha destinacionet çmimi ka rënë për një akomodim hoteli prej CHF 197 deri CHF 194.
Përveç hoteleve në Lozanë, Winterthur, Biel dhe St. Moritz, më lirë ishin hotelet edhe në Gjenevë, Bazel, Montreux, Grindelwald, Cyrih dhe Bernë.
Më shtrenjtë mbetet në Ascona, St. Gallen, Interlaken, Lugano dhe Davos.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












