Lajme
Bien investimet e huaja në Kosovë
Edhe pas tre vjetësh të pavarësisë, Kosova është në gjendje të rënduar ekonomike dhe me rënie të gjendjes sociale dhe të investimeve të huaja. Afaristët thonë se, krahas përballjes me krizën botërore financiare, Kosova është përballur edhe me marrëdhënie jo të mira ekonomike me vendet tjera.
Flamur Keqa, drejtor i Departamentit për Tregti të Jashtme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, një bisedë për Zërin e Amerikës, ka thënë se ekonomia e Kosovës po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Ai ka veçuar dy elemente të rëndësishme sa i përket aspektit ekonomik dhe tregtar. “Kemi marrëveshjen tregtare përkatësisht masat preferenciale të cilat i ka pas Kosova me Bashkimin Evropian dhe e dimë që këto masa nuk janë në fuqi që nga janari i këtij viti. Në anën tjetër i kemi edhe problemet të cilat po na përcjellin prej tre vitesh, sa i përket tregtisë rajonale konkretisht qarkullimin e lirë të mallrave kosovare në tregun e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Keqa.
Problemet politike kanë vështirësuar edhe përmbushjen e detyrimeve që ka Kosova ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Në mars pritet të mbahet takimi i radhës i Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), e cila gjatë këtij vitit do të drejtohet nga Kosova. Beogradi i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërkon që ajo ta drejtojë këtë takim nën logon e Misionit të Kombeve të Bashkuara.
Keqa ka thënë se CEFTA do të drejtohet nga përfaqësuesit e ligjshëm të Kosovës, por tërheq vëmendjen në atë që ai e quan thelbin e kësaj pune.
Viti 2011 shihet si një periudhë e përballjes së Kosovës me vështirësi ekonomike, ndërsa ekspertët e çështjeve të ekonomisë vlerësojnë se nevojiten veprime energjike nga qeveria e re për përballjen e problemeve të shumta.
Ndërkohe raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) flasin për rënie të investimeve të huaja në Kosovë, ndërsa të dhënat e institucioneve vendase e ndërkombëtare, tregojnë se gjendja sociale në vend është duke u përkeqësuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












