Lajme
Rama rreth menaxhimit të pandemisë: Më mirë se ne, vetëm Serbia
Kryeministri Edi Rama bëri sot bilancin e pandemisë gjatë këtyre nëntë muajve. Ai tha se qeveria ka mundur t’i ndihmojë direkt ose indirekt qytetarët duke u bërë e dyta në rajon, pas Serbisë, me mbështetjen më të mirë.
Rama tha se pavarësisht situatës, qeveria ia doli t’i mbështesë në vazhdimësi popullatën nën pandemi dhe paralelisht të vijojë programin e rindërtimit. Ai tha se 300 mijë qytetarë përfituan ndihmë ekonomike direkte, sipërmarrjet e vogla përfituan nga heqja dhe reduktimi i taksave, ndërsa 760 sipërmarrje të mëdha patën mundësi për të marrë kredi me garanci nga shteti, shkruan Euronews, transmeton Albinfo.ch.
“I vetmi vend në rajon me zero taksë mbi fitimin për biznesin e vogël dhe me zero tatim mbi vlerën e shtuar për të gjitha bizneset me xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit”, tha Rama, i cili shtoi se qeveria u mundësoi sipërmarrjeve të mëdha kredi me garanci shtetërore.
Kryeministri tha se janë 760 sipërmarrje të mëdha që kanë përfituar 104 milionë euro për të përballuar ndikimin e pandemisë dhe për të garantuar pagat për 53 mijë punonjës.
Në periudhën mars-qershor, Rama tha se ka pasur 33 mijë të papunë dhe se aktualisht më shumë se 20 mijë prej tyre janë rikthyer në punë. Ai shtoi se qeveria ka një program të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve.
“Deri në fund të luftës, për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, pavarësisht nëse kanë apo jo persona të prekur nga COVID-19, kemi fshirë kamatë-vonesat me efekt 120 milionë euro dhe vetëm për periudhën mars-qershor me një mbështetje prej 450 milionë dollarësh mbështetje direkte hyjmë në vendet që kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme në raport me prodhimin e brendshëm bruto”, u shpreh Rama, duke këmbëngulur se “shifrat janë kokëforte”.
“Jemi të dytët në rajon vetëm pas Serbisë, që kaloi fazën e parë kryesisht me proces elektoral dhe sipas Bankës Botërore si rezultat i masave të marra ekonomia shqiptare dhe ajo malazeze do të jenë dy ekonomitë që do të rimëkëmben më shpejt”, shtoi më tej kryeministri, duke cituar edhe shifrat e institucioneve ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












