Shkurt.ch
Bisedat me një person tjetër përmirësojnë kujtesën
Vetëm 10 minuta bisedë me një person tjetër mund të përmirësojë kujtesën dhe intelektin, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit.
Gjatë studimit tonë shoqërimi me të tjerët është dëshmuar po aq efektiv sa edhe disa ushtrime tradicionale për të përmirësuar kujtesën dhe aftësinë intelektuale, shkruan psikologu Oscar Ybarra.
Janë analizuar të dhënat e mbi 3610 njerëzve të moshës 24-96 vjeç.
Në një tjetër eksperiment, studiuesit realizuan një test laboratorik për të përcaktuar se si interaksioni social dhe ushtrimet ndikojnë në kujtesën dhe aftësitë mendore.
Ne kemi parë se interaksioni i shkurtër prej vetëm dhjetë minutash rrit aftësinë intelektuale, si dhe përfshirjen në aktivitetin intelektual, tha Oscar Ybarra.
Sipas rezultateve, duket se vizita te një mik dhe te një i afërm mund të jetë shumë e rëndësishme për mprehtësinë e mendjes dhe zgjidhjen e fjalëkryqeve të përditshme.
Oscar Ybarra thotë se izolimi social mund të ketë një ndikim negativ në aftësinë intelektuale dhe stabilitetin emocional të një personi.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












