Lajme
Bisedimet Prishtinë-Beograd fillojnë më 8 mars
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ky takim do të mbahet në Bruksel me lehtësimin e zyrtarëve të BE-së
Në atë takim do të jenë të pranishëm është përfaqësuesit e SHBA-së, ka thënë për mediat në Prishtinë, ministri Rexhepi, duke mos treguar për çështjet që mund të bisedohen në takimin e parë..
Ndërsa sipas portalit Evropean Voice, zyrtarët në Bruksel, kanë thënë se pas formimit të qeverisë së re në Kosovë, më 22 shkurt, kryeministri Hashim Thaci ka biseduar me diplomatin Cooper për formatin e këtyre bisedimeve dhe me shefen e delegacionit kosovar, zëvendëskryeministren Edita Tahiri.
Diplomatët e BE-së kanë thënë se sërish do të ketë konsultime të ndërmjetësit Cooper në relacion Prishtinë-Beograd-Bruksel para fillimit të negociatave.
Cooper ka qëndruar në Kosovë edhe javën e kaluar. Ai të premten e kaluar pati përfunduar një vizitë dyditore në Prishtinë, ku pati takuar zëvendëskryeministren Tahiri.
Të premten ka fluturuar për në Bruksel, për t’u kthyer në Beograd të martën, ku ka biseduar me shefin e delegacionit serb në këto bisedim Borslav Stefanoviq.
Ndërkohë, para fillimit të bisedime me Serbinë, Kuvendi i Kosovës duhet të jap fjalën e fundit. Ky është qëndrim i Qeverisë së re të Kosovës.
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi duhet të japë fjalën e vet sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë dhe dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve.
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar që për bisedimet me Serbinë, Kuvendi i Kosovës të miratojë paraprakisht një rezolutë.
Edhe partitë opozitare kanë kërkuar që nëpërmjet debatit të Kuvend të caktohet strategjia për temat që do të bisedohen me Beogradin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













