Lajme
Bizneset prijnë me kredi në Kosovë
Numri i bizneseve kosovare që po kërkojnë kredi në bankat komerciale po rritet nga dita në ditë
Njëkohësisht kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive, me pjesëmarrje prej 69.5 për qind, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), raporton Zëri.
Sipas këtij raporti, përpos bizneseve, pjesa tjetër e kredive është lëshuar për ekonomitë familjare dhe përbëjnë 30.5 për qind të kredive të përgjithshme. BQK po ashtu ka bërë të ditur se në vitin 2011, kreditë e lëshuara për ndërmarrjet përshpejtuan trendin e rritjes, duke shënuar rritje vjetore prej 15.5 për qind, krahasuar me rritjen prej 8.9 për qind një vit më parë.
Në anën tjetër, kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare ngadalësuan ritmin e rritjes nga 26.4 për qind në vitin 2010, në 17.7 për qind në vitin 2011. Struktura e kredive të lëshuara për ndërmarrjet në vitin 2011 u dominua nga kreditë për sektorin e tregtisë, të cilat përfaqësuan 52.7 për qind të gjithsej kredive për ndërmarrjet, që paraqet një pjesëmarrje të ngjashme me vitin paraprak.
Po ashtu, pjesëmarrje të ngjashme me vitin e kaluar patën edhe kreditë për sektorin e industrisë (përfshirë minierat dhe ndërtimtarinë), duke përfaqësuar rreth 25 për qind të gjithsej kredive për ndërmarrjet.
Pjesëmarrje më të ulët në gjithsej kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të kenë kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë, të cilat në vitin 2011 përfaqësuan 3.5 për qind të gjithsej kredive për ndërmarrjet.
Struktura e kredive sipas afatit të maturimit vazhdoi të dominohet nga kreditë me afat mbi 2 vjet, të cilat përfaqësuan 71.3 për qind të gjithsej kredive. Kreditë me afat maturimi më të ulët se 1 vit, në vitin 2011 kishin pjesëmarrje prej 21.1 për qind. Ndërsa, pjesëmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vjet ishte 7.3 për qind.
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se bankat komerciale janë burimet e vetme ku mund të drejtohen për kredi, pasi që bizneset kanë hyrë në projekte të ndryshme, të cilat projekte mendojnë t’i realizojnë nëpërmjet financimeve nga bankat.
Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), thotë për “Zërin” se nga rritja e kërkesave për kredi edhe normat e interesit po mbesin të larta.
Përndryshe, norma mesatare e interesit në kredi gjatë vitit 2011 ka qenë 14.1 për qind, krahas 14.6 për qind sa ka qenë në vitin 2010.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












