Kosova
Bizneset që nuk i respektojnë masat, do të mbyllen për 30 ditë
Fokusi kryesor i shefit të ri në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës(AUV), Flamur Kadriu, në këtë kohë mbetet mbikëqyrja dhe zbatimi i masave anti Covid-19 për uljen e numrit të lartë të vdekurve dhe të infektuarve nga ky virus vdekjeprurës.
Shefi i AUV-i në një intervistë për KosovaPress ka treguar se inspektorët e rinj do të angazhohen drejtpërdrejt në luftimin ose në mbikëqyrjen e zbatimit të masave antiCovid-19, derisa paralajmëron të gjithë ato biznese që nuk respektojnë orën policore se do të gjobiten dhe do të mbyllen deri në 30 ditë.
“Nëse ka raste që vazhdojnë punën, sigurisht që do të merren masa ashtu siç janë të parapara edhe me vendim dhe me ligj. Ata që nuk respektojnë masat, që juridikisht quhen recidivistë, do të mbyllen deri në 30 ditë, kështu që operatorët ta kenë parasysh që inspektimet kanë me qenë rigoroze. Pra, ata që nuk iu binden urdhrave dhe situatës që kemi vdekje më shumë se kurdoherë, do të merren masat që të vetëdijesohemi që të kemi një parandalim të kësaj sëmundje”, thekson ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











