Lajme
Biznesi kosovar, mirëpret marrëveshjen për tregti të lirë me BE-në
Përfitimet nga marrëveshja e tregtisë së lirë do të jenë të mëdha, pasi Kosova bëhet pjesë e një tregu prej 500 milionë banorësh
Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian pritet të avancojnë gjatë këtij viti. Pas rikthimit të preferencave tregtare, sivjet pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për tregti të lirë me BE-në.
Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi, ka deklaruar se për këtë çështje gjatë muajve të ardhshëm presin në vizitë një delegacion të Komisionit Evropian, përgjegjës për marrëdhëniet tregtare.
Sipas saj, negociatat me BE-në ende nuk kanë filluar, mirëpo shpresohet se do të fillojnë gjatë këtij viti.
“Në pranverë presim një delegacion të tregtisë nga Komisioni Evropian, të cilët do të bëjnë vlerësimin e tyre se a jemi gati të fillojmë negociatat për tregti të lirë. Ne jemi duke punuar me përkushtim të thellë lidhur me këtë punë, në mënyrë që t’ia dëshmojmë edhe BE-së se jemi gati të fillojmë negociatat”, ka theksuar Istrefi, raporton Radio Kosova.
Përfitimet nga marrëveshja e tregtisë së lirë do të jenë të mëdha, pasi fillimisht Kosova do të bëhet pjesë e një tregu prej 500 milionë banorësh, e njëkohësisht kjo do të jetë një hap përpara në procesin e anëtarësimit në BE, thotë Istrefi.
Marrëveshja për tregti të lirë me BE-në mirëpritet nga komuniteti i biznesit. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se ajo do të ketë reflektime të mëdha në ekonomi.
“Marrëveshjet për tregti të lirë me BE-në janë të rëndësisë së veçantë për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe BE-së, pasi ne kemi një import dhe partnerin numër një nga Bashkimi Evropian që kap vlerën prej 1 miliard eurosh”, ka deklaruar Shahini. Ai beson se BE-ja do të përmirësojë qasjen ndaj ekonomisë kosovare.
Prej 1 janarit të këtij viti, BE-ja ka rikthyer preferencat tregtare ndaj Kosovës, duke krijuar lehtësira për eksportuesit vendorë. /albinfo&rtk/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













