Kosova
Blakaj me statusin e turistit, ndihet i kërcënuar dhe i rrezikuar në Kosovë
“Tash jam në SHBA, e kam shtyrë dy herë fluturimin, sepse nuk ndihem i sigurt të kthehem dhe jam i kërcënuar”, deklaroi Elez Blakaj
Prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, ka thënë se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dorëheqjen e ka ofruar me qëllim të mbrojtjes së familjes së tij, pasi kishte marrë sugjerime se siguria e tij dhe familjes janë në rrezik.
“Aktualisht e kam statusin e turistit, tash më ka nxitur më shumë për të ardhmen time. Duhet të marr një vendim, sepse këtu jam me familje. Tash jam në SHBA, e kam shtyrë dy herë fluturimin, sepse nuk ndihem i sigurt të kthehem dhe jam i kërcënuar. Personalisht nuk jam ballafaquar me askënd dhe pesë pare nuk i jap për këtë çështje. Mirëpo, në këto rrethana duhet të jem më i kujdesshëm”, u shpreh Blakaj për “Betimi për Drejtësi”.
Blakaj ndër të tjera tha se është në konsultim me familjen e tij nëse do të kthehet në Kosovë apo jo, përcjell albinfo.ch.
“Asnjëherë nuk e kam menduar të punoj apo të veproj jashtë vendit tim. Tani më duhet një konsultim me familjen për t’u kthyer në Kosovë apo jo”, tha Blakaj.
Ndryshe, Elez Blakaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit, ky i fundit po hetonte listat e veteranëve të rrejshëm.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla














