Sport
Blick: Respekt për Shqipërinë
Zvicra dhe Shqipëria do të ndeshen më 11 qershor në ndeshjen e tyre të parë në Grupin A në Kampionatin Evropian “Francë 2016”
Zvicra me kujdes po i përcjell ndeshjet e Kombëtares shqiptare, dhe kështu ndodhi edhe në miqësoren e fundit, ku kuqezinjtë pësuan 3:1 nga Ukrainë në Bergamo të Italisë. Siç dihet, Zvicra dhe Shqipëria janë në Grupin A të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Gazeta zvicerane “Blick” ka analizuar miqësoren që Shqipëria humbi, duke nxjerrë në pah pikat e fora dhe të dobëta të kuqezinjve në këtë sfidë. Sipas saj, Shqipëria duhet respektuar, por nuk duhet pasur frikë.
Në formacionin titullar të Shqipërisë ishin dy “zviceranët” Xhaka dhe Sadiku. Interesant ishte sidomos pozicioni i Xhakës. Ai ishte më agresivi mes dy mesfushorëve të avancuar të qendrës. Shumë aksione kalonin në këmbët e vëllait të Granitit.
“Kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë, pasi puna e regjisorit nuk është detyrimisht aftësia kryesore e tij. Por duhet të kemi kujdes nga lojtarët e krahëve, Roshi dhe Lenjani. Ata janë shumë të zhdërvjellët. Përpara, Sadiku lëviz gjithmonë në vijën e pozicionit jashtë loje, kështu bëri edhe golin. Një gjë tjetër që të bie në sy është disiplina e lartë taktike. Shqipëria dukej sikur luante shah në fushë. I ngjasonte Norvegjisë së Botërorit 1998 që mundi Brazilin”, shkruhej në analizën e “Blick”, e cila më pas rreshtonte edhe problemet e kuqezinjve.
“E gjithë kjo nuk vlen, nëse si në rastin e golit të parë të Ukrainës, pas një goditje të shpejtë dënimi, të gjithë ishin në gjumë. Dhe nëse bën gabime të thjeshta. Si në rastin e Agollit kur Konoplianka shënoi golin e rezultatit 3:1. Çfarë do të thotë kjo për Zvicrën?
Nëse i vendosim shqiptarët të shtunën nën trysni, do të vijë gabimi apo pozicionimi i gabuar! Dhe duhet të gjuajmë, pasi portieri rezervë i Lazios, Etrit Berisha, nuk të jep përshtypjen e sigurisë maksimale. Përfundimi: Respekt, por asgjë më shumë!”, shkruhej në këtë analizë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













