Lajme
Bogdanoviq nxit serbët e veriut kundër Kosovës
I ashtuquajturi ministër i Serbisë për Kosovën Goran Bogdanoviq, po qëndron në Kosovë, përkatësisht në Zubin Potok, pa lejen e Qeverisë së Kosovës. Gjatë qëndrimit në Kosovë ai ka zhvilluar takim me të ashtuquajturin kryetar të Komunave serbe të veriut të Kosovës, Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Bogdanoviq gjithashtu është takuar edhe me të ashtuquajturin kryetar të Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, me shefin e MUP-it, të Serbisë Gjorgje Dragoviqin etj.
Ai me këtë rast ka kërkuar nga liderët në fjalë dhe nga strukturat e sigurisë së Serbisë në Kosovë që të shtojnë presionin ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe vendore për pamundësimin e aktivitetit të tyre në veri.
Bogdanoviq ka kërkuar nga këto institucione të Serbisë që në asnjë mënyrë të mos lejojnë ztabimin e ligjit nga ana e policisë së Kosovës në veri si dhe mos të lejojnë punën e USAID-it dhe EULEX-it.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












