Kosova
Boksieri Bernardin Jakaj mbron titullin më 9 dhjetor në Vjenë
Të shtunën në sallen e sportit në Maria Enzersdorf, pak kilometra larg Vjenës, do zhvillohen meqe të rëndësishme të boksit me nëntë ndeshje profesioniste në program. Në këtë mbrëmje të boksit, do të marrin pjesë 8 shqiptarë, shkruan albinfo.at.
Shpëtim Shala, menaxheri i boksierëve shqiptarë, është shprehur për albinfo.at se, janë në fazat e fundit të stërvitjeve dhe se kanë bërë punë të madhe në përgatitjen e tyre për kundërshtarët që do t’i kenë.
Dy meqet kryesore të mbrëmjes janë këto: Dielli Vranoci ndeshet kundër Anil Özdemir për titullin e Austrisë në peshën “Super Welter”. Ndërsa Bernardin Jakaj do të ndeshet në një duel prej 10 raundesh kundër boshnjakut Enid Numanovic, i cili është i pamposhtur në 23 duele”, tregon për albinfo.at Shpëtim Shala, menaxher i Bernardin Jakajt.
Vlen të theksohet se meqet në Austri do të transmetohen drejtpërdrejt nga ORF Sport Plus dhe në Kosovë nga Art Sport.
Adresa: Liese Prokop-Platz 1, A-23 44 Maria Enzersdorf
Ora: 17:00
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve












