Sport
Boksieri shqiptar përdor grushtin edhe në familje
Boksieri profesionist Besar Nimani tashmë nuk përdor boksin vetëm në ring por edhe në familje. Ish kampioni evropian në versionin IBF, të kategorisë gjysmë të mesme, pas një zënke me bashkëshorten e tij, ka humbur durimin, me ç’rast ka përdorur dhunë ndaj saj, shkruajnë mediet gjermane.
30 vjeçari nga Mitrovica, njoftohet se e ka goditur me grusht në fytyrë bashkëshorten e tij, 21 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas gjithë kësaj ngjarje, ai është arrestuar nga policia gjermane dhe kundër tij ka nisur hetimi për dhunë në familje.
Për arrestimin e tij, policia kishte angazhuar forca të shtuara. Fqinjtë e boksierit tregojnë për mediet vendore se kanë parë “skena si nga filmat”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











