CH-Ballkani
“Bonot për Diasporën” promovohen në Zvicër
Letrat me Vlerë për Diasporën në Zvicër do të promovohen në një konferencë me karakter informativ që do të mbahet më 26 maj 2016, në Bernë
Me ftesë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ministri i Financave i Kosovës, Avdulla Hoti, do të qëndrojë në Bernë, për të promovuar Letrat me Vlerë për Diasporën në Zvicër.
Konferenca me karakter informativ do të mbahet me 26 maj 2016, në Bernë, ku për herë të parë në Zvicër do të promovohet fushata “Bono për Diasporën”.
Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër në mbledhjen e fundit të mbajtur në Bernë, diskutoi edhe për organizimin dhe përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e konferencës së 26-të majit.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa, theksoi se është një takim i rëndësishëm dhe se është një mundësi e mirë për biznesmenët por edhe të tjerët për të realizuar projektet e tyre, ngase shteti i Kosovës del si garantues, thuhet në një komunikatë të rrjetit përcjell albinfo.ch.
Takimi do të mbahet në Hotel Restorant “Bären“, Bernstrasse 35, 3072 Ostermudigen, Bern nga ora 18:30, ndërsa të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konferencë mund të paraqiten në këtë numër telefoni: 0797030434.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Maj 2016
- Ora18:30
- LokacioniBern
- Data e përfundimit4 Prill 2026 - 5:56
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











