Lajme
Bora shkakton kaos në aeroportet e Evropës
Rreshjet e shumta të borës në Evropën Perëndimore kanë shkaktuar probleme serioze deri në mëngjesin e sotëm, ndërsa më shumë se 800 fluturime raportohen të jenë anuluar.
Gjermania duket se është vendi më i prekur, me pothuajse 600 anulime. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit kishte njoftuar për 100 anulime dhe shumë vonesa, mesararisht nga katër orë e gjysmë të gjata.
Niveli i borës u shtua me 20 centimetra gjatë mbrëmjes në Frankfurt, aeroport i dytë më i madh i kontinentit. Aeroportet e Mynihut, Dyseldorfit dhe Shtutgartit janë gjithashtu të dëmtuar rëndë.
Ndërkohë, dy persona humbën jetën pranë Hesse nga mungesa e pamjes në kushtet aktuale atmosferike. Ata po përpiqeshin të ndihmonin një shok të bllokuar nga bora derisa një automjet në lëvizje i kishte goditur të dy.
Moti i ligë ka shkaktuar probleme në komunikim edhe në Britani, shumë fluturime, aeroplanë dhe trena kanë mbetur të palëvizshëm në vend. Irlanda e Veriut mbylli gjithashtu në mëngjes aeroportin e Belfastit.
Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në Zvicër, raportoi po ashtu vonesa të shumta dhe për 84 fluturime të anuluar. Ndërkohë, ishulli turistik italian i Capri-t, u zgjua i mbuluar nga bora, për herë të parë në 25 vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar














