Lajme
Borell ka vetëm një kërkesë për Kurtin: Hiqe taksën
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dikur ish-kryediplomati i Spanjës që ishte kundër shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, përsëri i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti
Borell ka biseduar përmes telefonit dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë bisedë ai ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe fillimin e dialogut me Serbinë.
“Përfaqësuesi i lartë përsëriti qëndrimin e BE-së se tarifat duhet të hiqen pasi ato janë një pengesë për bashkëpunimin rajonal, i cili sot është më i nevojshëm se kurrë. Është e rëndësishme për Kosovën që të drejtojë një proces negociator inkluziv me Serbinë në formatin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, citon komunikata e BE-së.
Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me shpërthimin e virusit COVID -19, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie













