Kosova
Borrell javën e ardhshme dorëzon raportin për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që gjatë javës së ardhshme të dorëzojë raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës, shkruan “RTK”.
Ky raport duhet t’u dorëzohet shteteve anëtare të cilat më pas shqyrtojnë nëse janë arritur kushtet për heqjen e masave, të cilat Bashkimi Evropian i kishte vendosur vitin e kaluar.
Akoma mbetet e paqartë nëse Borrelli do të rekomandojë heqjen e masave.
Siç raporton “RTK” me burime diplomatike, gjithçka do varet nga terminologjia si dhe qasja të cilën shefi i diplomacisë evropiane do e përdorë në raport.
“Nëse ai do i referohet vetëm kërkesave të cilat BE-ja i kishte parashtruar autoriteteve të Prishtinës në qershor të vitit të kaluar e të cilat kishin të bëjnë me hapat drejt de-përshkallëzimit të lidhura me procesin zgjedhor në katër komunat e veriut, atëherë, këto burime konsiderojnë se rekomandimi për heqjen e masave është i mundshëm”, shkruan RTS.
Sidoqoftë, veprimet e fundit lidhur me operacionet policore në institucione financiare të Serbisë në veri, pritet të përmenden në raport. Këtë e ka konfirmuar më herët edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Mirëpo gjithçka do varet nga ajo se në çfarë konteksti do përmenden këto operacione.
Pas masave ndëshkuese, Kosova ka mbetur jashtë granteve që BE-ja i ka miratuar në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.
Më 15 dhjetor të vitit 2022, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok./RTK
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale











