Lajme
Brenda 6 muajve, 173 të akuzuar për korrupsion
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet sfida më e madhe për institucionet e Kosovës
Indeksi i perceptimit të korrupsionit nga raportet kredibile ndërkombëtare vazhdon të mbetet negativ, duke e cilësuar Kosovën si vendin me shkallën më të lartë të korrupsionit në Evropë. Prandaj, të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, kërkuan nga Prishtina zyrtare ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ky institucion ka ngritur aktakuzë ndaj 173 personave të cilët dyshohen të kenë kryer vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsion.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, për veprat penale të korrupsionit janë ngritur aktakuza për gjithsej 173 persona”, ka thënë për “Zërin”, Hekrem Luftiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit.
Ndërsa, një numër i madh i lëndëve të pazgjidhura të korrupsionit vazhdon të presë në sirtarët e Gjykatave Themelore. Aktualisht në të gjitha gjykatat janë 407 lëndë të natyrës korruptive, të cilat janë të trashëguara nga vitet paraprake e që të njëjtat presin për t’u shqyrtuar në instancat gjyqësore në të cilat ndodhen.
Ndryshe, Organizata Transparency International në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015, Kosovën e ka radhitur në vendin 103 me 33 pikë. Perceptimi i korrupsionit është bërë për 168 vende ku nota më e lartë ka qenë 100 (për vendet që nuk kanë fare korrupsion) dhe nota 0 (për vendet me korrupsion të lartë).
Sipas TI Shqipëria është radhitur në vendin e 88-të, Mali i Zi në pozitën 61, Maqedonia 66, Serbia 71 dhe Bosnja dhe Hercegovina 76.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











