Lajme
Brenda majit hapet tuneli i Kërrabës në rrugën Tiranë- Elbasan
Brenda majit përfundon ndërtimi i tunelit të Kërrabës, që lidh Tiranën me Elbasanit.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Mbrojtjes, Arben Imami, inspektuan sot punimet për ndërtimin e këtij tuneli, shkruajnë mediat shqiptare.
Duke e cilësuar rrugën Tiranë- Elbasan si më të rëndësishmen, pas Rrugës së Kombit, Ministri Olldashi ka thënë se kanë përfunduar 66% e volumit të punimeve të përgjithshme, ndërsa punimet në tunel pritet të përfundojnë në maj të këtij viti.
Sipas tij, rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë në pranverën e vitit 2013.
Kreu i Mbrojtjes, Imami, ka deklaruar se në të gjithë vendin do të ketë modernizim të infrastrukturës rrugore.
Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan.
Investimi më i rëndësishëm i rrugës është tuneli i Kërrabës, me një gjatësi prej rreth 2.4 km. Autostrada e gjatë prej 26.9 km është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












