Kosova
Brenda tre vjetëve Kosova do të jetë në krizë energjetike
Kosova do të përballet me krizë energjetike të brendshme në tre vjetët e ardhshme, një prej arsyeve është edhe vjetërsia e blloqeve të termocentraleve dhe remontet e planifikuara në dy njësitë e “Kosovës B”, e që do të shkaktojnë edhe reduktime, shkruan koha.net.
Kjo mungesë pritet të zëvendësohet me import që rrjedhimisht i rrit edhe faturat e energjisë elektrike.
Ndërprerje të mëdha të energjisë që do të ndikonin në prodhim, investime dhe konsum ka parashikuar Qeveria i Kosovës në Kornizën Afatmesme të shpenzimeve për vitet 2024-2026, përcjell albinfo.ch.
“Nëse furnizimi pasigurt i energjisë elektrike vendase has në vështirësi për shkak të kapaciteteve të vjetruara të prodhimit të energjisë, mund të ketë ndërprerje të rënda të energjisë, që do të ndikonin negativisht në prodhim dhe rrjedhimisht në investim dhe konsum, të cilat do të gjeneronin kosto fiskale shtesë, ashtu siç ndodhi në fund të vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022”, thuhet në këtë dokumen, shkruan koha.net.
Qeveria ka paraparë që në periudhën afatmesme ky rrezik është i ulët për shkak të uljes së çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe rehabilitimit të kapaciteteve prodhuese të termocentralit “Kosova B”.
Megjithatë eksperi Adhurim Haxhimusës, ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikueshme të Grizonit në Zvicër, remontet e parapara të blloqeve të termocentralit “Kosovës B” do të ndikojnë në furnizim të qëndrueshëm me energji. Por shton se nëse remonti fillon në korrik e zgjat deri në tetor, pritet që 10 orë brenda ditës të ketë mungesë të rrymës, e që duhet të plotësohet me import, përcjell albinfo.ch.
“Nëse i marrim çmimet e energjisë elektrike që janë në tregjet e energjisë elektrike, atëherë një çmim prej 120 euro për megavat llogaritet se kostoja do të sillet rreth 30 milionë euro për remontin e tyre. Kuptohet nëse kjo shtyhet për dimër, atëherë kostoja do të rritet për 30 deri në 40 për qind. Mirëpo, tërësia e kostos si pasojë e renovimit të këtyre blloqeve atëherë llogaritet të jetë 60 deri në 80 milionë euro”, ka thënë Haxhimusa për koha.net.
Mungesa e energjisë do të shkaktojë humbje të mëdha te bizneset dhe familjet dhe ai nuk e ka përjashtuar edhe një rritje të sërishme të çmimit të energjisë.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë Mërgimtarët këtë mëngjes të së shtunës nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.... -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











