Lajme
Brenda vitit, marrëveshja ekonomik me Slloveninë
Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen u shpreh optimist se brenda këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik me Kosovën
Zyrtarët e Odes Ekonomike të Kosovës kanë kërkuar nga autoritetet sllovene që marrëdhëniet e mira politike që ka Prishtina me Lubjanën të intensifikohen edhe në zhvillimin ekonomik. Ata po ashtu kërkuan që të nënshkruhet sa më shpejt marrëveshja për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ata po ashtu thanë se përvoja sllovene në proceset integruese mund të jetë model që ti përshpejtojë proceset e tilla edhe në Kosovë.
“Sllovenia ka qenë ndër shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë dhe dua të besojmë që ky trend përkundër rënies aktuale duhet të merr kaheje pozitive. Na gëzon fakti që Ambasada Sllovene në Kosovë dhe Ambasadori, Miljan Majhen janë të përkushtuar në mbështetje të këtyre proceseve e në veçanti sa i përket lëvizjes së komunitetit të biznesit dhe përshpejtimin e procesit të vizave”, ka thënë theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu.
Ai këto komnete i bërë pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Sllovendisë në Kosovë, Miljan Majhen.
“Marrëveshja ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik është më se e domosdoshme dhe dua të besojmë se kjo marrëveshje e rëndësisë multidimensionale do të nënshkruhet brenda këtij viti”, theksoi Gërxhaliu.
Ambasadori Majhen edhe një herë shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur proceset aktuale në Kosovë e në veçanti zhvillimin ekonomik bazuar në partneritet me Qeverinë dhe bizneset sllovene.
“Janë bërë lehtësira në dhënien e vizave për komunitetin e biznesit kosovarë e në veçanti në shkurtimin e kohës që zgjatë vetëm dy javë. Po ashtu jemi duke e mbështetur si Qeveri edhe procesin e liberalizimit për qytetaret e Kosovës dhe jemi të mendimit se ky proces së shpejti do të i takojë të kaluarës”, deklaroi ai.
Sa i përket marrëveshjes ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik, Majhen u shpreh optimist, se do të arrihet gjatë këtij viti. “por e tëra kjo do të varet edhe nga procesi i krijimit të institucioneve kosovare të dalura nga zgjedhjet e qershorit”.
“Do të jemi të përkushtuar për të vënë si prioritet zhvillimin ekonomik bazuar në bashkëpunim të ndërsjellët në mes të dyja shteteve por të hulumtohen edhe mundësi të reja për depërtim bashkërisht në vendet e treta”, theksoi mes tjerash ambasadori i Sllovenisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













