Shkurt.ch
Lehtësime për natyralizimin e brezit të tretë
ushtruesi i kërkesës duhet të ketë së paku njërin prind dhe së paku gjyshin ose gjyshen të lindur në Zvicër gjegjësisht te ketë ardhur këtu para moshës 12 vjeçare) që të ketë pasur leje qëndrimi në Zvicër
Me një vendim që ka marrë sot Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, të huajt e gjeneratës së tretë fitojnë një sërë lehtësimesh për fitimin e shtetësisë zvicerane (natyralizimin). Vetëm partia SVP/UDC ka votuar kundër këtij vendimi, i cili duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Kantoneve.
Me të renë, për natyralizim te lehtësuar mjafton një kërkesë. Por ushtruesi i kërkesës duhet të ketë së paku njërin prind dhe së paku gjyshin ose gjyshen të lindur në Zvicër (gjegjësisht te ketë ardhur këtu para moshës 12 vjeçare) që të ketë pasur leje qëndrimi në Zvicër. Por as me këtë vendim nuk parashihet natyralizimi në mënyrë automatike, siç ishte kërkuar me një iniciativë të hedhur poshtë nga votuesit në vitin 2004.
Sipas komisionit përgatitor, nga ky vendim mund të përfitojnë në të ardhmen në mes të 5000 dhe 6000 persona: Por edhe me situatën e re te krijuar, kushti i integrimit në Zvicër duhet të plotësohet. Në rast se ngrihen ankesa në këtë drejtim, natyralizimi mund të pengohet.
Deputetë të partive si CVP, GLP etj. e kanë arsyetuar vendimin me faktin se këta fëmijë janë të lindur këtu dhe mendojnë e flasin si zviceranë, por u mungon vetëm pasaporta e Zvicrës. Ndërsa Hans Fehr nga SVP, në pozitën e kundërshtuesit të këtij vendimi ka thënë se populli njëherë e ka thënë fjalën e tij, në referendumin e vitit 2004 dhe nuk ka pse imponohet sërish kjo çështje.
Titulli i propozimit “Zvicra duhet t`i njohë fëmijët e vet” tingëllon mirë, por në fakt fjala është për diçka tjetër, ka thënë Fehr. “Ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë si fëmijë tanë qindra të ashtuquajtur fëmijë. Motivi i propozuesve ka qenë vetëm përmirësimi i statistikave gjegjësisht ulja e përqindjes nominale të të huajve”.
Pro lehtësimit kanë votuar 123 deputetë, kundër 58 dhe 4 vota kanë qenë të përmbajtura. Ky vendim duhet te miratohet edhe nga Dhoma e Kantoneve ndërsa pas kësaj, fjalën e fundit do ta thotë populli, për faktin se kjo çështje kërkon ndryshimin e Kushtetutës Federale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it












