Lajme
Britania e Madhe ka ndihmuar një njohjen e Kosovës
Britania e Madhe është shteti që deri më tani, një numër të konsideruar të njohjeve ose e ka siguruar ose e ka lehtësuar procesin, kurse politikanë kosovarë vetëm sa nuk rrihen mes veti për meritat rreth njohjes së Kosovës nga shtete të largëta.
Për Kosovën qeveria britanike ka angazhuar një staf shtesë prej jo pak vetave, katër prej të cilëve shtetin kosovar, përfshi edhe njohjet, e kanë punë “full time”, shkruan “Zëri”.
“Nga ata të katërt, njëri prej tyre dhe gjysma e angazhimit të një tjetri kanë të bëjnë veçanërisht me ambasadat dhe komisionet e larta tonat nëpër botë për të inkurajuar më shumë njohje për Kosovën”, ka deklaruar ambasadori, Ian Cliff.
Me lehtësinë që e karakterizon tërë kohën, ai e sqaron në detaje edhe një vendim të fundit qeveritar të Kosovës. Shteti i tij thotë se përkrah në tërësi vendimin për hapjen e zyrës në veri të Mitrovicës, mirëpo sqaron se ky është vetëm hapi i parë drejt “arritjes” atje.
Cliff ka deklaruar se ndërkombëtarët po e monitorojnë ashpërsisht edhe mënyrën se si do zgjidhet administratori i kësaj zyre, ndoshta më shumë duke lënë të kuptojë se mënyra se si janë zgjedhur njerëzit deri tani, kanë qenë procese më shumë politike sesa çështje kualiteti./zëri&albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












