Lajme
Britania e Madhe pritet të mbyllë disa aeroporte
Industria e transportit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se disa aeroporte mund të mbyllen përkohësisht për shkak të masave të rrepta kufizuese. Duke nisur nga dita e hënë, të gjithë personat që duan të hyjnë në Britani, janë të detyruar që të bëjnë testin negativ të Covid-19 dhe të vetëizolohen për 10 ditë.
Për këtë arsye, të gjitha udhëtimet nga Amerika e Jugut, Portugalia dhe Cape Verde janë ndaluar në përgjigje të emergjencës pas rasteve të reja me variantin e ri të koronavirusit, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Shefja ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve të Aeroportit, Karen Dee tha: “Masat e reja tregojnë se jemi pranë një mbyllje të disa aeroporteve, të cilat janë të domosdoshme për prosperitetin tonë post-pandemik.
Aktualisht, aeroportet po qëndrojnë të hapura për të mbështetur shërbimet e tyre të rëndësishme si posta, mallrat, shërbimet e urgjencës dhe fluturimet ushtarake.”
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











