CH-Ballkani
PJ Harvey përshkruan gjendjen e refugjatëve me pamje nga Kosova
Videoklipi i këngës “The Wheel” të këngëtares britanike PJ Harvey është një koment poetik i krizës së refugjatëve.
Në videoklipin e kësaj kënge këngëtarja ka futur disa imazhe nga pjesët rurale të zonës së luftës në Kosovë, si dhe përshkruan krizën e refugjatëve.
Në klipin e 46-vjeçares shihen fëmijë duke kërcyer nëpër grumbuj plehrash, familje të cilat marrin arratinë si dhe pamje të varfra nga para dhe pas luftës, shkruan revista zvicerane annabelle.ch.
“Janë imazhe emocionuese, të cilat këngëtarja i ka përdorur në videoklipin e saj”, përcjell albinfo.ch.
Për realizimin e kësaj videoje këngëtarja ka udhëtuar së bashku me regjisorin dhe fotografin në Kosovë. “Ishte për mua shumë e rëndësishme që të isha në atë vend, i cili më inspiroi. Doja ta shijoja atë ajër, të shkel vetë me këmbët e mia atë tokë, të bisedoj me njerëzit”.
Ky është videoklipi që i paraprinë albumit më të ri të këngëtares, i cili do të dalë më 15 prill në shitje.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










