Kosova
Brnabiq: Është shumë e vështirë të flasësh me Albin Kurtin
Siç thotë kryeministrja e Serbisë, në samitin në Tiranë, Edi Rama ishte i bindur se sa e pamundur është të flasësh me Kurtin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Brnabiq shpjegoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë, sepse njerëzit që po negociojnë nga Prishtina nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiq për TV Prva.
Takimi i fundit brenda Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, u mbajt javën e kaluar dhe Brnabiq thotë se në vend që takimi të ishte kulmi i asaj që është rënë dakord dhe bërë deri më tani, zyrtarët e Prishtinës bllokuan gjithçka, në mënyrë që ky samiti të mbetej pa asnjë marrëveshje.
Brnabiq kujton se gjatë Procesit të Berlinit shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.
“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit”, deklaroi ajo, përcjell Albinfo.ch.
Në atë kuptim, Brnabiq thotë se bashkësia ndërkombëtare kishte mundësi të bindej në disa raste se ishte e pamundur të bisedohej me Albin Kurti, por edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Siç thotë kryeministrja e Serbisë, në samitin në Tiranë, Edi Rama ishte i bindur se sa e pamundur është të flasësh me Kurtin, dhe Sebastian Kurz kishte mundësinë ta shihte të njëjtën gjë në samitin në Vjenë, ndërsa gjatë vazhdimit të dialogut në Bruksel, sipas saj, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak e panë të njëjtën gjë.
“Unë nuk jam tepër optimiste, sepse Kosova është fëmija i tyre dhe është e vështirë për ta të kthejnë kokën, por ata e kuptojnë sa e vështirë është dhe sa konstruktiv është Beogradi”, u shpreh Brnabiq.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












