Lajme
Brukseli i akordoi Kosovës 63,9 milionë euro
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që nga Konferenca e Donatorëve, kanë arritur investimet gati në 400 milionë euro në Kosovë
Në bazë të Instrumentit të Paraanëtarësimit në BE, kryeministri në largim, Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (KE), Renzo Daviddi, kanë nënshkruar sot një marrëveshjes që përfshin programin e asistencës në vlerë prej 63.9 milionë euro .
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje financiare KE-ja, që nga Konferenca e Donatorëve, e mbajtur në qershor vitit 2008, ka arritur investimet gati në 400 milionë euro në Kosovë.
“Kosova është duke kaluar një kohë historike drejt konsolidimit të shtetit dhe përgatitjes së institucioneve për t’u përballuar me sukses me sfidat që dalin nga procesi i integrimit”, ka thënë Thaçi gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Ai është zotuar se Qeveria do t’i përmbush të gjitha sfidat që dalin përpara në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO.
Lidhur me përmbushjen e standardeve evropiane, IPA 2010 do të financojë projekte në fushën e bujqësisë, mjedisit, energjisë dhe edukimit dhe këto projekte, sipas Thaçit, janë plotësisht në harmoni me prioritetet e Qeverisë dhe reflektojnë sinkronizimin e agjendës zhvillimore me agjendën evropiane të Kosovës.
Ndërsa Daviddi ka thënë se janë arritur suksese të shumta në implementimin e marrëveshjes së IPA 2008 dhe në zotimin e mjeteve për IPA 2010.
“Paratë e zotuar me marrëveshjen e nënshkruar sot do të shpenzohen për përforcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes, reformës së administratës publike, komuniteteve dhe arsimit, adresimin e çështjeve socio-ekonomike siç janë financat publike, zhvillimi ekonomik rajonal, përfshirë këtu infrastrukturën, bujqësinë dhe zhvillimin rural”, ka thënë Daviddi.
Ky program gjithashtu përqendrohet në përafrimin e legjislacionit dhe standardeve evropiane, përshirë këtu veterinarinë dhe sigurinë e ushqimit, reformat e sektorit të energjisë dhe mjedisin. Për periudhën 2007 deri 2012, BE-ja ka ndarë gjithsej 565.1 milionë euro për Kosovën.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












