Lajme
Buehler: krimi në veri financon radikalët
"Nuk mund t’i bindni njerëzit jashtë Kosovës se situata e sigurisë është stabile nëse ka ushtarë nëpër rrugët e qytetit"
Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buehler ka thënë se situata në veri dallon prej pjesëve tjera të Kosovës, ngase atje për shumë vite janë vendosur strukturat e krimit të organizuar.
“Kjo strukturë radikale përbën kërcënim real për një mjedis të sigurt dhe stabil. Nuk flas këtu për popullatën në përgjithësi dhe për shumicën e madhe të qytetarëve, ka thënë ai në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”.
Qytetarët janë të ndershëm dhe të qetë. Unë nuk po them këtu se kjo është një pjesë ku vetëm kriminelët jetojnë. Kjo kurrsesi nuk është ashtu”, ka thënë Buhler.
Sipas tij, nga krimi i organizuar në veri financon strukturat radikale në këtë pjesë të Kosovës.
Ai po ashtu ka thënë se “në një afat të gjatë duhet të vijmë në një situatë kur nuk do të ketë ushtarë të armatosur dhe në uniformë gjithandej Kosovës. Nuk mund t’i bindni njerëzit jashtë Kosovës, përfshirë edhe investitorët potencialë, se situata e sigurisë është stabile nëse ka ushtarë nëpër rrugët e qytetit”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











