Lajme
Bujar Nishani, president i ri i Shqipërisë
Me 73 vota të maxhorancës, në një proces të bojkotuar nga socialistët, Bujar Nishani është zgjedhur President i ri i Shqipërisë.Në votim kanë votuar 76 deputetë, dy prej të cilave të pavlefshme, ndërsa një ka qenë kundër.
Partia Socialiste e Shqipërisë duke mos u pajtuar me kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike dhe aleatët, e ka bojkotuar votimin. Bujar Nishani është Presidenti i gjashtë i Shqipërisë.
I lindur më 29 shtator 1966, në Durrës, Bujar Nishani ka përfunduar studimet e larta ne Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në SHBA në vitin 1996. Nga viti 2000 deri 2004 ka studimet ndjekur studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Ai mban edhe titullin master për studime evropiane.
Në vitin 1988 ka filluar punën si pedagog i Akademisë Ushtarake Skënderbej, ne vitin 1993, si specialist i marrëdhënieve me jashtë ne Ministrinë e Mbrojtjes, në 1994 si specialist i marrëdhënieve me NATO-n ne Ministrine e Jashtme. Ndërsa një vit më vonë, drejtues në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes.
Pas vitit 1997, ai ka qene i lire ne profesionin e tij, deri ne mars te vitit 2007, kur emërohet ministër i Brendshëm, Dy vjet me pas si ministër i Drejtësisë, dhe rikthehet ne këtë post, në vitin 2011.
Qe nga viti 1991 e deri me sot është anëtar i Partisë Demokratike, duke qenë anëtar i kryesisë së PD-se, si edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të saj. Nishani është i martuar me Odetën,dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe nje vajze.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












