Lajme
Bujqësia, sektor i pazhvilluar në Kosovë
"Në Kosovë vetëm me patate dhe vezë plotësohen nevojat e popullatës, me produkte tjera bujqësore nuk arrihet as 40 për qind të nevojave"
Sektori i bujqësisë në Kosovë vazhdon të mbetet njëri ndër sektorët më të pazhvilluar, pavarësisht faktit se ky sektor gjeneron zhvillim të madh ekonomik, vlerësojnë ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve të Kosovës.
Halim Gjergjizi, profesor i politikave bujqësore, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nuk ka mbështetje afatgjate institucionale për sektorin e bujqësisë. Sipas tij, subvencionet e bëra për bujqit nga Qeveria e Kosovë janë të pamjaftueshme.
“Kushtet janë, por faktori organizativ, faktori njeri nuk është i përqendruar, nuk kontribuon dhe nuk e mbështet aq sa duhet bujqësinë”, thotë Gjergjizi.
Profesori Halim Gjergjizi propozon përgatitjen e një strategjie, brenda së cilës duhet të ketë produkte me avantazhe konkurruese, produkte, siç thekson ai, që mund të jenë konkurruese, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm.
Mjaft kritik për gjendjen në sektorin e bujqësisë shprehet Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës. Ai thotë se nuk janë të kënaqur me gjendjen, në të cilën ndodhet ky sektor.
“Arsyeja është se ne në Kosovë vetëm me patate dhe vezë i plotësojmë nevojat e popullatës së Kosovës, me produkte tjera bujqësore nuk mund të arrijmë as 40 për qind të nevojave. Për shembull, me grurë i plotësojmë nevojat 40 deri në 50”, thekson Tahiri.
Sidoqoftë, zhvillimi i sektorit të bujqësisë është një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014.
Në këtë plan, ky sektor konsiderohet si një nga potencialet më të mëdha për uljen e papunësisë në vend dhe që parandalon shpërnguljen e banorëve nga viset rurale në ato urbane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se përmirësimi i bujqësisë është një nga detyrat kryesore të kësaj ministrie. Ai thotë se krahasuar me vitet e kaluar, tani në këtë sektor ka një gjendje më të mirë.
“Tani sektori i bujqësisë është sektori që ka përfituar më së shumti rritje të buxhetit në vitet e fundit. Ka rritje mbi 200 për qind nëse krahasojmë me buxhetin që qeveritë e kaluara i kanë ndarë këtij sektori”, deklaron Behhramaj.
“Gjatë këtyre viteve ne për herë të parë kemi filluar t’i përkrahim në mënyrë të drejtpërdrejtë fermerët dhe nuk mund të quhet si sektor i injoruar, sepse vetëm vitin e kaluar kanë përfituar 29 mijë e 500 fermerë nga ministria”, bën të ditur Behramaj.Ministria e Bujqësisë në vitin e kaluar në sektorin e bujqësisë ka investuar rreth 10 milionë euro, ndërsa në këtë vit së bashku me grantet investive janë investuar rreth 32 milionë euro që do të ofrohen si përkrahje të drejtpërdrejtë deri në fund të vitit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










