Kosova
Burdushi dënohet me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë
Denimi me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore ka bërë të ditur se në Prizren ka shpallur aktvendimin dënues ndaj Hysri Peçanit, i njohur si Burdushi.
Sipas këtij vendimi, Burdushi dënohet me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të mashtrimit.
“Nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shërojë gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2 mijë e 200 euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material”, njofton Gjykata Themelore e Prizrenit.
Po ashtu, Gjykata i ndalon Burdushit edhe ushtrimin e profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












