Shkurt.ch
Burg për të dënuarit e rrezikshëm me çrregullime psikike
Aty do të mbahen të burgosurit nga Zvicra Frankofone dhe ajo italiane që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike dhe që duhet të socializohen
Pas krimit të rëndë, kur një i dënuar për dhunim të shumëfishtë gjatë daljes me leje nga burgu kishte vrarë kujdestaren e tij, terapeute sociale burgu special La Pâquerette në Gjenevë ishte mbyllur. Zotimet e autoriteteve se do të hapet një burg special për të dënuarit e rrezikshëm me çrregullime psikike është realizuar të premten, me hapjen e burgut në Curabilis, në Puplinge të Gjenevës.
Këtu do të mbahen të burgosurit nga Zvicra Frankofone (Romandia) dhe ajo italiane që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike dhe që duhet të socializohen.
Të burgosurit e parë këtu do të sillen nga fundi i muajit prill. Përveç një pavijoni për terapi sociale dhe një pavijoni të mbyllur psikiatrik, këtu përkohësisht do të vendosen edhe dy pavijone për të dënuar normalë, njofton srf.ch. Kjo do të bëjë që të shkarkohet burgu me nam dhe i mbingarkuar i Gjenevës, Champ-Dollon.
Duke ngritur këtë burg, kantoni i Gjenevës syno të nxjerrë mësime nga rasti “La Pâquerette“, duke paralajmëruar një numër reformash. Veç tjerash, në burgun e ro daljet me leje të të burgosurve do të kontrollohen shumë më rreptësisht.
Është paraparë që në këtë burg të punësohen 200 veta, dy të tretat personel mjekësor-social dhe një e treta personel burgu.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore












