Lajme
Burgim i përjetshëm për autorin e masakrës së Qyshkut
Burgim i përjetshëm është dënimi që ka shqiptuar Gjykata e Rrethit e Stockholmit për një 34 vjeçar serb nga Bosnja
Gjykata ka gjetur shumë fakte se ai ka qenë i përfshirë në masakrën ndaj shqiptarëve në fshatin Qyshk të Kosovës gjatë vitit 1999.
Provat janë bazuar nga shumë dëshmitarë, por edhe dëshmi tjera që i kanë mundësuar prokurorisë ta ndjek këtë procedurë deri në fund, transmetojnë mediet e Prishtinës.
Sipas prokurorëve, serbi është fajtor për së paku 31 vrasje. Por, gjykata e bënë përgjegjës për 29.
Serbi ishte i akuzuar për krime kundër njerëzimit, për vrasje, për tentim vrasje dhe zjarrvënie të shtëpive në fshatin Qyshk të Kosovës në maj të vitit 1999.
Ndërsa dhjetë familjet ndaj anëtarëve të cilave u kryen krimet, do të marrin dëmshpërblim prej 150 – 200 mijë koronash, përkatësisht afërsisht nga 15 – 20 mijë eurosh secila.
Lajmi është publikuar nga shumë media të këtushme, por sipas ligjit për informimin publik, emri i këtij krimineli të dënuar, nuk është bërë publik.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












