Lajme
Burgoset në Serbi për vrasjen e zviceranit, të kryer më 1993
Pas marrëveshjes në mes të dy palëve, procedura e ndjekjes së tij i takon autoriteteve serbe, gjegjësisht nuk do të bëhet ekstradimi i tij në Zvicër
Ne vitin 1993 në Dulliken të Soloturnit qe vrarë në mënyrën më mizore një pensionist 80 vjeçar në shtëpinë e tij. Në maj të vitit 2014 një serb 51 vjeçar është dënuar nga Gjykata Olten-Gosgen për ndihmën e ofruar në rastin e vrasjes. Arrestimi dhe marrja e tij në pyetje ka sjellë dritë edhe në lidhje me kryesin e vrasjes.
Pas përpjekjeve të shumta të bëra nga prokuroria e Soloturnit e ndihmuar edhe nga Zyra Federale e policisë dhe policia kantonale, autoritetet në Serbi kanë reaguar duke e arrestuar të dyshuarin e përmendur. Bëhet fjalë për një serb 40 vjeçar, i cili nga viti 1993 e deri më tash ka jetuar i lirë në vendin e tij. Tash ai mbahet në burg në Serbi ndërsa e pret gjykimi për pjesëmarrje në vrasje të rëndë, shkruan solothurnerzeitung.ch.
Prokuroria Shtetërore e Soloturnit ka kërkuar nga autoritetet serbe që të ndërmarrë masat përkatëse të ndjekjes penale. Pas marrëveshjes në mes të dy palëve, procedura e ndjekjes së personit të dyshuar i takon autoriteteve serbe, gjegjësisht nuk do të bëhet ekstradimi i tij në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











