Shkurt.ch
Burhalter: Mos e shikoni BE-në si armik të Zvicrës
Kështu ai ka marrë në mbrojtje mënyrën se si Qeveria po i bën negocimet me BE-në në lidhje me çështjet institucionale
“Ne duhet të pushojmë që te Bashkimi Evropian gjithmonë të shohim armikun”. Kështu ka thënë ministri zviceran i punëve të jashtme, Didier Burkhalter në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag” të ditës së sotme.
Me këtë deklarim ai ka marrë në mbrojtje mënyrën se si Qeveria Federale po i bën negocimet me BE-në në lidhje me çështjet institucionale.
“Sikur rruga bilaterale të ishte një qorrsokak, siç po thuhet shpesh, ne nuk do të dëshironim që edhe më tutje të shkonim me vullnet të plotë asaj rruge”, ka thënë ministri.
Sipas tij, një rrugë e tillë që e ka zgjedhur ekzekutivi i vendit i sjell Zvicrës siguri juridike dhe zhvillim ekonomik. Zvicra është e rëndësishme për Bashkimin Ekonomik ka thënë më tutje Burkhalter.
Kështu, vazhdon ai, deputeti dhe ideologu i SVP/UDC-së, Christoph Blocher me qëndrimin e tij refuzues “ka bërë një startim të gabuar”.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












