Jeta në Zvicër
Burkhalter mbron ndihmat për Evropën Lindore
Zvicra ështüe duke financuar me gjithsej 1.2 miliard franga më shumë se 250 projekte të ndryshme që i kanë propozuar 12 shtete të Evropës Lindore
Ministri zviceran i punëve të jashtme, Didier Burkhalter në Konferencën Vjetore të Bashkëpunimit me lindjen (në kuadrin e DEZA-s) ka nxjerrë një bilanc pozitiv. Këtë bilanc ai e ka bërë duke folur për realizimin e projekteve në kuadrin e projektit „miliardi i kohezionit”, për zgjerimin e BE-së në lindje. Kontributi i Zvicrës në këtë drejtim ka qenë mjaft i efektshëm dhe ka mbështetur projekte konkrete.
Më tutje ministri Burkhalter ka thënë se në fokus do të jetë realizimi me sukses i projekteve të parapara për vitet e ardhshme. Zvicra është e zotuar që, përkundër krizës së borxheve, të ndihmojë shtetet partnere në angazhimin e tyre dhe njëkohësisht të vazhdojë politikën e vet të kursimit.
Zvicra ështüe duke financuar me gjithsej 1.2 miliard franga më shumë se 250 projekte të ndryshme që i kanë propozuar 12 shtete të Evropës Lindore. Projektet për 10 vendet që janë pranuar në Bashkimin Evropian në vitin 2004, përmbyllja e projekteve do të bëhet në vitin 2017. Ndërsa për anëtaret e reja, Bullgarinë dhe Rumaninë, kjo do të ndodhë në vitin 2019.
Në perspektivë paraqitet edhe çështja e përtëritjes së kontributit për zgjerim, brenda kohës së dhënë. Por, ministri nuk ka ofruar të dhëna më lidhje me këtë, shkruan tabgblatt.ch. Ndër prioritetet e agjendës së Zvicrës, Burkhalter e sheh edhe zgjerimin e kontributit për zgjerim, në drejtim të anëtarit të ri, Kroacisë, e cila hyn në BE në korrik të këtij viti.
Në kontekstin e krizües që mbretëron në Evropë, edhe Zvicra duhet të marrë përgjegjësi mbi vete, ka tërhequr vërejtjen Burkhalter. Paqja, siguria dhe mirëqenia duhet të mbrohen në vazhdimësi. Ndërsa kontributi për zgjerim, sipas tij është „shprehje e solidaritetit dhe përgjegjësisë”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











