Shkurt.ch
Burkhalter, për të drejtën e votës nga mosha 16 vjeçare
Aktualisht Glarusi është kantoni i vetëm që ua njeh të drejtën e votës të rinjve që kanë mbushur 16 vjet.
Presidenti i Federatës së Zvicrës, Didier Burkhalter është i mendimit se mosha 16 vjeçare është mosha e duhur për të rinjtë që të fitojnë të drejtën e votës. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Ai është shprehur në favor të moshës 16 vjeçare si bazë për fitimin e të drejtës së votës. ”Me moshën më të re të votuesve mund të nxitet më shumë përgjegjësia te të rinjtë për integrimin e tyre në shoqëri”, ka thënë Burkhalter.
Por ai ka saktësuar se ulja e moshës për votim nuk duhet të vendoset në nivel të shtetit. Ajo do të ishte çështje të cilën do ta përcaktonin në radhë të parë instancat lokale dhe kantinave, bazuar në nevojat specifike të kantoneve të veçanta”.
Aktualisht Glarusi është kantoni i vetëm që ua njeh të drejtën e votës të rinjve që kanë mbushur 16 vjet. Në një numër kantonesh kërkesat në parlamentet përkatëse janë ndërprerë ose janë hedhur poshtë nga populli, me votim. Kështu ka ndodhur në kantonet: Cyrih, Bernë, Bazel, Baselland, St. Gallen, Aargau dhe Neuchatel.
Presidenti Burkhalter e ka bërë këtë propozim duke u nisur nga analizat lidhur me pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në referendumin “Kundër migrimit masiv” më 9 shkurt. Sipas Vox analizës dilte se të rinjtë nga mosha 18-29 vjeçare kishin marrë pjesë në votim në shkallën prej vetëm 17%.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













