Shkurt.ch
Burrat në Zvicër fitojnë 21.3% më shumë se gratë
Sipas raportit të bërë nga Zyra Federale për statistikë dallimet në paga në mes gjinive variojnë sipas degëve ekonomike
Dallimi në paga në mes meshkujve dhe femrave po vjen duke u ngushtuar por në shkallë të pamjaftueshme. Kështu, nëse në vitin 2008 meshkujt për të njëjtën punë dhe me kualifikim të njëjtë fitonin mesatarisht 25.5 për qind më shumë se femrat, në vitin 2012 ky dallim është ngushtuar në 21.3 për qind.
Dallimet në paga mund të shpjegohen vetëm pjesërisht me faktorë strukturalë, si dallimet në shkallën e arsimit, numri i viteve të shërbimit (përvoja e punës) ose pozitat udhëheqëse në ndërmarrje, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Statistikë. Por edhe pas kësaj mbeten të pasqaruara 40.9 për qind të dallimeve në paga në mes të meshkujve dhe femrave në sektorin privat.
Sipas raportit të bërë nga zyra në fjalë dallimet në paga në mes gjinive variojnë sipas degëve ekonomike. Kështu, në hoteleri, ky dallim është 11.0 për qind, në industrinë kimike 14.1%, në lëmin social dhe të shëndetësisë 18.6%, në shitje me pakicë 19.5%, në informim dhe komunikacion 23.7%, ndërsa dallimi më i lartë është në fushën e kredive sigurimeve, 34.0%.
Ndërkaq dallime dukshëm më të vogla kemi në sektorin publik, ku mesatarja në vitin 2012 ka qenë 16.5%. Këtu, dallimet e pasqaruara janë 38.8%.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











