Uncategorized
Çdo i dyti refugjat në botë është i mitur
Në gjithë botën sot gati 50 milionë fëmijë rriten në vende të huaja - rreth gjysma e tyre janë në arrati nga lufta dhe dhuna
Raporti i fundit i UNICEF-it thotë se në rrjedhën e luftërave, dhunës dhe rreziqeve të tjera, janë rreth 50 milionë fëmijë dhe të rinj, të cilët kanë braktisur vendin e tyre në mbarë botën.
Në gjithë botën sot gati 50 milionë fëmijë rriten në vende të huaja – rreth gjysma e tyre janë në arrati nga lufta dhe dhuna. Ky është rezultati i raportit të parë global për migrimin e fëmijëve, të publikuar nga UNICEF-i.
Në këto statistika përfshihen edhe rreth 17 milionë fëmijë dhe adoleshentë, të cilët kanë qenë të zhvendosur brenda vendit të tyre, përcjell albinfo.ch.
UNICEF bën thirrje që fëmijët e prekur, veçanërisht ato të pashoqëruar, të kenë mbrojtje më të mirë nga dhuna dhe shfrytëzimi dhe vendosi të marrë masa kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Për më tepër, ndalimi i fëmijëve duhet të marrë fund. Fëmijët gjithashtu do të duhej parandaluar nga të qenit të ndarë nga prindërit e tyre gjatë kontrolleve në kufij, ose gjatë procedurës për përcaktimin e statusit të tyre të qëndrimit. Për ribashkimin e fëmijëve me familjet e tyre duhet të merren “të gjitha masat e mundshme”, thotë UNICEF.
UNICEF-i u bën thirrje qeverive dhe shoqërisë civile që fëmijët të gëzojnë të drejtën e tyre për arsimim dhe kujdes të plotë shëndetësor, ushqim dhe ujë, si dhe mbështetje psikologjike dhe ligjore.
Për më tepër, duhet të luftohen edhe shkaqet e konfliktit dhe varfërisë ekstreme. Të domosdoshme janë masa të mëtejshme kundër ksenofobisë, diskriminimit dhe përjashtimit.
Duke cituar shifrat nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) thotë se në mes të 2014 dhe korrikut 2016 ishin vdekur ose janë regjistruar si të zhdukur 15.000 refugjatë dhe emigrantë.
Rreth dy të tretat e të gjitha vdekjeve të regjistruara të emigrantëve kanë ndodhur në Mesdhe. Vlerësohet se një e treta e të zhdukurve janë fëmijë.
Në gjysmën e parë të vitit 2016 ndërkohë mbërriten në Evropë pothuajse 70 për qind e fëmijëve që kanë aplikuar për azil nga vendet e konfliktit në Siri, Afganistan dhe në Irak.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029









