CH-Ballkani
Çdo i dyti refugjat vjen nga Ballkani
Tetë refugjatë janë nga Kosova dhe pesë nga Shqipëria në rajonin Stadland të Gjermanisë, ku çdo i dyti refugjat është nga Ballkani
Edhe në rajonin Stadland të Gjermanisë, problemi i refugjatëve është prezent. Në këtë vend ata mundohen që të sillen sa më mirë me refugjatët dhe t’iu gjejnë banesa e të akomodohen.
Petra Gutschow nga Enti Social ka thënë se deri në shtator ata duhet të përkujdesen për 67 refugjatë, ku 52 prej tyre tashmë gjenden këtu, kurse katër do të arrijnë të enjten, shkruan albinfo.ch.
Ajo është e lumtur që iu japin mundësi të akomodohen. 30 prej refugjatëve që kanë ardhur në këtë vend janë larguar. Shtatë prej tyre iu ka refuzuar azili, kurse 23 të tjerë është dashur patjetër të kthehen në vendlindjen e tyre.
Shumica nga refugjatët janë familjarë dhe janë të rralla rastet, ku është ndonjë person i vetëm. Dhe shumica e refugjatëve janë nga Ballkani, duke përfshirë këtu Kosovën dhe Shqipërinë.
Nga 83 refugjatë që kanë qenë të mbikëqyrur, 25 janë nga Siria, 21 nga Serbia dhe Mali i Zi, 12 nga Rusia, 8 nga Kosova dhe nga 5 prej Afganistanit dhe Shqipërisë. 4 refugjatë janë nga Maqedonia, 2 nga Iraku dhe një nga Bosnja. Kjo do të thotë se çdo i dyti refugjat në Stadland vjen nga Ballkani Perëndimor.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











