Shkurt.ch
Çdo i katërti mjek është i huaj në Zvicër
Politikanët propozojnë trajnime shtesë për mjekët emigrantë, ngase sipas tyre, nuk janë të standardit zviceran
Përqindja e mjekëve në Zvicër që kanë përfunduar shkollimin e tyre jashtë vendit për herë të parë ka tejkaluar 25-përqindëshin.
Këto shifra i ka bërë publike “SonntagsZeitung”, duke u bazuar në një raport të vitit 2011 të Shoqatës së Mjekëve të Zvicrës FMH.
Shifrat flasin për disa sektorë, ku ka më shumë mjekë të huaj sesa zviceranë.
Sipas kryetarit të FMH-së, Jacques de Haller, fluksi i mjekëve të huaj nga jashtë po vazhdon në Zvicër.
Për deputetin nacional të SVP-së,Toni Bortoluzzi, studimet në mjekësi janë shumë më të lehta në vende të ndryshme sesa në Zvicër.
Ndërsa për deputetin tjetër të CVP-së, Ruth Humbel, mjekët e huaj për nga cilësia e shkollimit nuk janë të standardit zviceran.
Politikani i SP-së, Jean-Francois Steiert, flet për mungesën e aftësive gjuhësore te personeli shëndetësor i huaj në Zvicër.
Në vend të shkurtimit të planifikuar për trajnime shtesë nga Shoqata e Mjekëve FMH, politikanët propozojnë trajnime shtesë si dhe kurse të gjuhës për mjekët emigrantë.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA
Jeta në Zvicër
-
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë Parlamenti ka miratuar një mocion për të ndaluar pajisjet elektronike private gjatë shkollës së detyrueshme.... -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës










