E-Diaspora
“Çdo natë ëndërroj si të largohem nga Kosova”
Historia e një ish-refugjatit të ri kosovar, Valdetit, ilustron më së miri arsyen e shumë azilkërkuesve nga Ballkani për të ikur në drejtim të shteteve perëndimore
Para një viti Valdeti kishte ardhur në Gjermani si refugjat, me shpresën për të gjetur punë. Por, pritjet e tij nuk dolën të sakta dhe ai shumë shpejt u zhgënjye, shkruan huffingtonpost.de.
Pas refuzimit të kërkesës për pranimin e azilit, në mesin e rreth 60.mijë njerëzve, të cilët duhej ta lëshonin Gjermaninë gjatë vitit të kaluar, ishte edhe i riu nga Kosova. Me kthimin e tij në vendlindje ai qëndron para një humnere. Ende vazhdon të mos shohë kurrfarë perspektive në Kosovë.
Për më shumë se 70% të të rinjve kosovarë nuk kanë punë. Ai kritikon Evropën për klasifikimin e Kosovës si vend me origjinë të sigurt.
“Siguri do të thotë kur ti me punë mund të jetosh”, thotë 21 vjeçari, transmeton “albinfo.ch”.
Si shumica e të kthyerve, edhe Valdeti dëshiron që përsëri të largohet nga Kosova dhe sërish të kërkojë mundësi për në Gjermani. “… Çdo natë ëndërroj se si të largohem nga Kosova”, thotë ai.
http://videos.huffingtonpost.de/politik/politik-enttaeuschte-fluechtlinge-wollen-wieder-weg_id_5292516.html
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












