Sport
Celina kërkohet nga Dortmund
Bersant Celina është huazuar në Twente nga Manchester City, mirëpo Borussia Dortmund kërkon blerjen e tij në vitin e ardhshëm
Bersant Celina është njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptarë. Ai është huazuar nga Manchester City në Twente, ku gjithashtu po shkëlqen në kampionatin holandez, shkruan albinfo.ch.
‘The Sun’ ka raportuar se skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund është duke vëzhguar gjendjen e Bersantit deri në fund të edicionit në Eredivisie.
Celina është huazuar në Twente nga Manchester City, mirëpo verdhezinjtë, kërkojnë blerjen e tij në vitin e ardhshëm.
20-vjeçari ka shënuar tre gola deri më tani me Twenten në elitën e futbollit holandez.
Celina është edhe yll i Kosovës dhe lojtari kyç në Përfaqësuesen e Kosovës. Ai më herët kishte refuzuar Norvegjinë për Kosovën.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













