Sport
Celina realizon ëndrrën
Bersant Celina realizoi ëndrrën duke luajtur për ekipin e parë të Manchester Cityt, por ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ai për televizonin e skuadrës angleze ka folur për emocionet e ndeshjes së parë. “Është një ndjenjë mjaft e mirë, jam mjaft i lumtur që ëndrra është bërë realitet. Unë e kam bërë më të mirën dhe shihet se mundi m’u shpërblye. Jam mjaft i lumtur për rastin që m’u dha. Nuk e kam pritur që do të luaj, por, nëse më pyesni nëse kam qenë i gatshëm, mund t’ju them po.
Nuk e kam ndërmend të ndalem. Shpresoj se do të vazhdojë të luajë”, ka thënë Celina, i cili mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës. Celina u inkuadrua në minutën e 85-të në takimin ndaj Norwich Cityt në FA Cup.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












