Lajme
Çëndrim R. fajësohet rëndë nga i bashkauzuari
Sipas tij, ka qenë Çëndrimi ai që ka nxjerrë armët nga bagazhi i makinës dhe ka shtënë drejt ushtarakëve
Njëri nga të bashkakuzuarit e shqiptarit nga Zvicra Çëndrim Ramadani, të cilët po përgjigjen para një gjykate turke për vrasjen e tre ushtarakëve turq, ia ka ngarkuar shqiptarit gjithë fajin.
Sipas tij, Çëndrimi donte që me taksi t`i bartte ata matanë kufirit nga kufiri siriano-turk drejt Stambollit. Ata nuk posedonin pasaporta por në bagazh kishin një sasi të madhe armësh dhe municioni. Të ndaluar nga forcat ushtarake e policore në një postbllok në afërsi të qytetit Nigde, ata qëllojnë drejt tyre me ç`rast vriten tre.
Por, sipas personit në fjalë, një shtetas i Gjermanisë, ka qenë Çëndrimi ai që ka nxjerrë armët nga bagazhi i makinës dhe ka shtënë drejt ushtarakëve. Sipas akuzës, dy të tjerët vazhdojnë të heshtin.
Çëndrim R. është rritur në Brugg të kantonit Aargau por nuk ka pasur shtetësi zvicerane. Pas një sulmi në një shitore ari ai ishte dënuar me tre vjet burg dhe pas kësaj, dy vjet më parë, është dëbuar në Kosovë.
Tre të akuzuarit kanë qëndruar dhjetë muaj në një kamp në Alepo të Sirisë. Pasi që IS nuk i lëvizte prej aty, ata kishin vendosur të arratiseshin për në Maqedoni.
Siç shkruajnë mediet zvicerane, babai i shqiptarit të akuzuar u ka kërkuar falje zyrtarëve turq për krimin e bërë nga i biri.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar













