Lajme
Christophe Blocher, gjithnjë e më i izoluar
“Kam qenë i sulmuar nga të gjitha anët në çështjen Hildebrand. Përfaqësoj lajmëtarin që duhet rrëzuar”, ka thënë tribuni i SVP-UDC-së, Christophe Blocher, të premten e kaluar, gjatë fjalimit të tij të së premtes në Albisgëtli, njofton e përditshmja “24 Heures”.
Sulmet e pandërprera dhe tepër agresive ndaj ish-kryeshefit të Bankës Nacionale të Zvicrës duket t’i ketë lodhur disa anëtarë të SVP-UDC-së, të cilët kanë vendosur ta braktisin këtë parti politike. Kjo informatë është konfirmuar për Sonntags Zeitung nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Martin Baltisser, i cili ka thënë se pas zgjedhjeve federale çështjes së Basler Zeitung si dhe Hilderbrand disa anëtarëve iu ka shterur durimi.
Kjo krizë duket të ketë prekur seksionet kantonale të Cyrihut, Thurgovie, Solothurnit, Bazelit si dhe Bernës. Nga kjo situatë mund të përfitojë Partia Borgjeze Demokratike.
Sulmet ndaj Christophe Blocher kanë ardhur edhe nga ish-punonjësi informatik i bankës Sarasin, i cili ishte autori i dorëzimit të të dhënave bankare në lidhje me transanksionet financiare të bashkëshortes së Philippe Hilderbrand. Sipas tij, Christophe Blocher ka ushtruar trysni mbi të që të dhënat në fjalë të bëhen publike, duke i premtuar atij një vend pune si dhe mbulesë të shpenzimeve gjyqësore.
Ch. Blocher ka qenë po ashtu edhe cak i kritikave të ashpra brendapërbrenda partisë së tij, respektivisht nga nënkryetari i SVP-UDC-së. Nga ana tjetër, kryetari i CVP-PDC-së, Christophe Darbellay, i ka denoncuar “përgjegjësit e këtij sulmi serioz ndaj Zvicrës, të cilët duhet të ndiqen para organeve të drejtësisë dhe të dënohen ashpër”. Darbellay e ka dënuar dhunimin e sekretit bankar si dhe sulmet ndaj këtij institucioni qendror zviceran. Sipas tij, rrëzimi i kryetarit të Bankës Nacionale Zvicerane është vepër e “komplotit”.
Së fundi, vlen të përmendet se në suaza të Albisgëtli të mbajtur të premten e kaluar këshilltari nacional i SVP-UDC-së nga Berna, Adrian Amstutz, 58-vjeçar, është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të SVP-UDC-së.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











