E-Diaspora
Çifti i pazakontë austriak, dënohet për trafikim të drogës nga Zvicra
Është një proces i pazakontë në Feldkirch të Austrisë. “Në vend që të akuzoninin njëri tjetrin, çifti bënte të kundërtën, ata bile janë të martuar,” thotë avokati Klaus Amann pas shqiptimit të dënimit të mesëm.
31 vjeçari akuzohej për nëntë shkelje ligjore, ndërsa kur ishte 16 vjeç gjatë një aksidenti lëndoi rëndë këmbën. Dy vjet nuk mund të ecte, ndërsa pas ushtrimeve ai arriti të shpëtojë këmbën. “Për ti larguar dhimbjet ai nisi drogën,” shkruan vn.at.
Terapia e suksesshme
Në kohën kur terapia rezultoi e suksesshme, ndodhi një problem tjetër. E dashura e tij, 26 vjeç, doli në pension të hershëm për shkak të një sëmundje të rëndë kronike. “Unë vërejtja, sesi ai harroi shqetësimet përmes drogës dhe unë dëshiroja gjithashtu,” tha ajo.
Çifti filloi të blejë drogë në St.Gallen nga një shqiptar. Gjithsej ata kishin sjellë 600 gram drejt Voralberg-ut. Përmes (shit)blerjes së tyre financonin varësinë e tyre. Autoritetet kanë foto të shqiptarit, por nuk e kanë arrestuar.
Çifti u kap duke trafikuar drogën me tren në destinacionin Bregenz-Riedenburg. Ata kishin me vete heroinë.
Terapia përmes dënimit nuk funksionon më. Djali i ri u dënua me pesë vjet e tre muaj prapa hekurave, ndërsa e dashura e tij për dy vjet dhe tetë mua. Të dy pranuan vendimin.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri











